Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Largimi i Sadio Manes nga Bayerni po vlerësohet çështje ditësh. Sipas L’Equipe, sulmuesi 31-vjeçar do të jetë ylli i radhës që transferohet në Arabi Saudite.
Për ish-sulmuesin e Liverpoolit interesim ka shprehur Al-Nassr, skuadra ku luan Cristiano Ronaldo.
Mane është i hapur që të transferohet në Arabi Saudite, ku lojtarët tashmë po firmosin kontrata shumë luksoze.
Mane nuk kishte ndikimin e pritur te Bayerni dhe përgjegjësit në klubin gjerman janë të interesuar që ta shesin atë.