Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Domatja e re - ngjyrë vjollcë

Shëndeti  |  19.07.2023 Ora 11:16   

Ekziston një lloj i ri i domates dhe premton të jetë edhe më e shëndetshme se homologia e kuqe. Njihuni me domaten vjollcë. Të miratuara kohët e fundit nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, domatet vjollcë nuk janë ende në raftet e dyqaneve, por tashmë po fitojnë vlerësime nga ekspertët e të ushqyerit.

Ka një thënie të zakonshme mes ekspertëve të të ushqyerit se “duhet ta hani ylberin”. Fjalia i referohet konsumimit të shumëllojshmërisë së gjerë të frutave dhe perimeve shumëngjyrëshe. Prodhimi i ngjyrës së vjollcë është i ngarkuar me antocianine, komponime bioaktive me antioksidantë të fuqishëm që luftojnë sëmundjet.

Studimet e fundit tregojnë lidhje midis antocianineve dhe shëndetit kardiovaskular, kontrollin e sheqerit në gjak, përmirësimin e kujtesës dhe parandalimin e kancerit, edhe pse nevojiten më shumë kërkime për t’i vërtetuar këto marrëdhënie, shkruan “BHG”.

Këto pigmente janë përgjegjëse për dhënien e ngjyrës së kuqe-portokalli dhe blu-violet luleve, perimeve, fasuleve dhe frutave. Shembuj janë kumbulla, rrushi, patëllxhani, lakra e kuqe, qepa e kuqe, qershia, boronica dhe manaferra. Tani edhe domatja vjollcë.

Ekspertët e ushqimit kanë thënë se domatet vjollcë janë gjenetikisht të modifikuara në mënyrë që të kenë nivele më të larta të antocianineve se domatet e kuqe tradicionale. Një studim po ashtu ka treguar se këto domate kanë nivele më të larta të antioksidantëve, luteinës dhe B-karotene se domatet e kuqe të vogla apo siç njihen si “domatet qershi”.

Ashtu si domatet e kuqe, domatet vjollcë kanë edhe vitaminë C, potassium dhe një antioksidant tjetër të njohur si likopen, për të cilin domatet e kuqe janë të famshme. Ngrënia e domateve është treguar se zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe disa kancere, falë pjesës më të madhe të likopenit që rritet gjatë pjekjes dhe gatimit të domateve të kuqe. Megjithatë, sa kanë likopene domatet e vjollce ende nuk dihet.

Domatja vjollcë po këshillohet të përdoret ashtu siç janë përdorur llojet e deritanishme të domateve. Në sallata, sanduiça dhe si “snack”. Mund të shtohet edhe në supa dhe salca./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing