Spotify është një ofrues suedez i transmetimit audio dhe shërbimeve mediatike i themeluar më 23 prill 2006 nga Daniel Ek dhe Martin Lorentzon.
Është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të transmetimit të muzikës, me mbi 527 milionë përdorues aktivë mujorë, përfshirë 210 milionë abonentë që paguajnë, që nga marsi i vitit 2023
Mirpo tash, sipas Bloomberg, Spotify Technology SA po shqyrton shtimin e videove muzikore me gjatësi të plotë në aplikacionin e saj, të cilat mund të ndihmojnë shërbimin e transmetimit të konkurrojë më mirë me YouTube dhe TikTok të ByteDance Ltd.
Shërbimi tashmë ka filluar të flasë me partnerët për produktin, sipas njerëzve të njohur me planin, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për të.