Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qyteti suedez Malmo, zgjidhet për të pritur festivalin Eurovision 2024

Muzikë  |  12.07.2023 Ora 10:49   

Qyteti jugor suedez Malmö është përzgjedhur për të pritur konkursin e 68-të të këngës në Eurovizion në maj 2024. Në Malmö Arena do të organizohen gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj 2024, si dhe finalja më 11 maj.

 

Malmö u zgjodh pas një procesi shqyrtimi të qytetit ku u analizuan objektet në vend, aftësia për të akomoduar mijëra delegacione vizitore, ekuipazh, fansa dhe gazetarë dhe infrastruktura lokale.

Malmö do të bëhet qyteti i tretë që do të presë eventin më të madh muzikor në Evropë gjithsej tre herë. Kryeqyteti suedez Stokholm dhe Kopenhagën gjithashtu kanë organizuar festivalin tre herë deri më tani.

Vetë Suedia do të presë për herë të 7-të Eurovision Song Contest, pasi më parë ka organizuar Festivalin në Stokholm në 1975, 2000 dhe 2016 dhe në Goteborg në 1985.

Kujtojmë se Loreen e Suedisë fitoi Eurovision 2023 me këngën pop Tattoo, ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga Albinën dhe Familjen Kelmendi me këngën “Duje”. Përfaqësuesja shqiptare u rendit në vendin e 22, me 76 pikë gjithsej./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing