Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kantautorja e njohur amerikane, Billie Eilish, e ka paralajmëruar datën e lansimit të këngës së saj të re, që shërben si njëra nga kolonat zanore të filmit të ardhshëm “Barbie”.
Ylli i hitit “Ocean Eyes” i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta bërë të ditur lajmin se është njëra nga artistet që ka kontribuar në muzikën e filmit të shumëpritur nga publiku. Billie e zbuloi se kënga e mban titullin “What Was I Made For” dhe do t’i bëjë fansat të qajnë kur ta dëgjojnë atë.
Krahas një fotografie në Instagram, këngëtarja 21-vjeçar e postoi dhe mesazhin ku shkruhej: “E kemi realizuar këtë këngë për ‘Barbien’ dhe ka domethënie të madhe për mua. Ky film do t’ua ndryshoj jetën dhe shpresoj që kënga po ashtu. Bëhuni gati për të derdhur lot”.
Në postim, Eilish e përfshiu edhe vëllain e saj producent, Finneas, çka nënkupton se kanë bashkëpunuar në krijimin e këngës së re.
“What Was I Made For” do të publikohet më 13 korrik në orën 10 paradite. Eilish është personi i fundit që i bashkohet grupit të artistëve të mbushur me yje, të cilët kanë krijuar kolona zanore të filmit “Barbie” të prodhuara nga producenti i famshëm, Mark Ronson. Në mesin e muzikantëve tjerë kontribuues janë: Dua Lipa, Nicki Minaj dhe Ice Spice, Karol G, Ava Max, Charli XCX, PinkPantheress, Dominic Fike, Gayke, Haim, Kid Laroi dhe Lizzo.
Vitin e kaluar, Billie Eilish zbuloi se tashme e ka filluar punën për albumin e saj të ri, që vjen pas albumit të dytë të lansuar në vitin 2021, “Happier Than Ever”.