Adele përdori disa gjuhë shumëngjyrëshe për të paralajmëruar audiencën e saj që të mos i hidhte gjërat.
Në një TikTok të ndarë nga një pjesëmarrës në koncert, këngëtarja shihet në një nga shfaqjet e saj të rezidencës në Las Vegas, duke diskutuar një valë incidentesh të fundit në të cilat objekte janë hedhur në skenë, në disa raste duke goditur artistë ndërsa ata janë duke performuar.
Artistë të shumtë, përfshirë Bebe Rexhën dhe Kelsea Balerinin, janë goditur nga sendet e hedhura në drejtim të tyre gjatë kohës që kanë performuar gjatë verës.
Poashtu dhe kantautori amerikan Charlie Puth u kërkon pjesëmarrësve të koncerteve që të ndalojnë së hedhuri gjëra mbi interpretuesit: "Është kaq mungesë respekti dhe shumë e rrezikshme"