Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Artistët e njohur, Dhurata Dora dhe Noizy, kanë paralajmëruar një tjetër bashkëpunim.
Dyshja e famshme e showbizz-it përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar se po vijnë me një tjetër këngë të re.
“Kallma” mban titullin projekti, i cili pritet të lansohet i plotë më 6 korrik (e enjte).
Në videon e shpërndarë nga Noizy në Instagram, ata shihen duke prezantuar një pjesë nga dueti.
“Mos e le mu shym Kallma 6 korrik ndërron loja ta dini, kjo me e kënaq shqiptarinë”, ka shkruar Rigels Rajku (emri i vërtetë).
Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë një hit të quajtur “Mi Amor” që u publikua në verën e vitit 2021.
Kjo ka mbledhur mbi 126 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.