Pak orë më pare Selena Gomez hyri në Instagram për të postuar disa foto me koleksionin më të ri të Dua Lipës në bashkëpunim me Versace.
Në foton ku Selena kishte dale me një fustan dhe valixhe te zezë me pika te bardha dhe flutura shumëngjyrëshe, kishte shkruar: “A little Versace/Dua moment” me një emoji flutur – (Pak Versace/momenti i Duës).
Nga ana tjetër Dua Lipa reagoi në fotografinë e këngëtares “Lose You To Love Me” duke kometuar: “angeeeeeeeel!!!!”.
Donatella Versace poashtu nuk nguroi në komente duke shtuar: “You are STUNNINNGG!!” me emoji flutur dhe zemër të bardhë – (Ti je mahnitëse).