Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elton John performon për herë të fundit në “Glastonbury” në Mbretërinë e Bashkuar

Muzikë  |  27.06.2023 Ora 8:47   

Elton John ka bërë performancën e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar të dielën në Festivalin e Muzikës Glastonbury 2023, si pjesë e turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”.

Seti prej 20 këngësh përfshinte ato më të popullarizuarat. Për të hapur shfaqjen, John performoi “Pinball Wizard” për herë të parë që nga viti 2009. Nga atje, ai argëtoi fansat me interpretimet e “The Bitch Is Back”, “Bennie and the Jets”, “Goodbye Yellow Brick Road” dhe shumë hite të tjera.

Të ftuar të tjerë mysafirë në këtë koncert ishin edhe The Killers' Brandon Flowers, i cili iu bashkua John për “Tiny Dancer” dhe Rina Sawayama, e cila u bashkua për një duet të këngës “Don't Go Breaking My Heart”.

Një moment tjetër i mrekullueshëm ishte gjatë performancës së “Don’t Let the Sun Go Down on Me”, të cilin John ia kushtoi George Michael në ditëlindjen e tij të 60-të.

Pjesa kryesore që përmbylli koncertin ishte fjala e Elton Johnit për karrierën e tij. Ai tha se: "Nuk ka asnjë mënyrë më të përshtatshme për t'u thënë lamtumirë fansave të mi britanikë”.

Turneu i radhës është vendosur të mbahet në Stokholm më 8 korrik.

Turneu “Farewell" ka mbajtur disa koncerte që nga fillimi i tij në vitin 2018 dhe është rrugës për t'u bërë turneu me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing