Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përvjetori i lindjes së Prenk Jakovës

Muzikë  |  27.06.2023 Ora 8:29   

Më 27 qershor 1917 u lind në Shkodër arsimtari, muzikanti dhe kompozitori Prenk Jakova.

Prenk Jakova e kishte prejardhjen nga Gjakova, i biri i Kolës së Dedë Jakovës.

Gjyshi i tij, Deda, ishte i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. Muzikën dhe artin e kishte të trashëguar dhe si rrjedhojë Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 dhe më pas vijoi në liceun Illyricum në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha mësim edhe Át Martin Gjoka.

Gjatë shkollimit të mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935.

 

Kompozitori njihet për krijimin e shumë veprave, por ato që i dhanë emër dhe zë ishin vepra “Mrika” e cila ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Opera e dytë e Prenk Jakovës, ishte “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe më pas pasuan këngët “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” të cilat janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane.

Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë.

Më 16 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës.

Vdekja e tij u cilësua si një humbje shumë e madhe për popullin shkodran dhe të gjithë vendin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing