Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Meta ka paralajmëruar se do të fillojë të kufizojë lajmet në platformat e saj tek konsumatorët kanadezë, pasi që Parlamenti i Kanadasë ka miratuar një ligj të diskutueshëm për lajmet online.
Ligji i cili pritet të hyjë në fuqi detyron platformat e mëdha të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.
Meta dhe Google tashmë kanë testuar kufizimin e qasjes në lajme për disa kanadezë.
Në vitin 2021, përdoruesit australianë u bllokuan nga ndarja ose shikimi i lajmeve në Facebook në përgjigje të një ligji të ngjashëm.
Ligji vendos rregulla të atilla që kërkojnë që Meta dhe Google të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë mediat për përmbajtjen e tyre.
Të enjten Meta ka bërë të ditur se disponueshmeria e lajmeve në Facebook dhe instagram do të përfundojë për të gjithë përdoruesit në Kanada, përpara se Ligji të hyjë në fuqi.
Sipas kompanisë ky ndryshim nuk do të ketë ndikim në shërbimet e tjera për përdoruesit kanadezë.
Ligji pritet të hyjë në fuqi pas gjashtë muajsh./koha/