Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bebe Rexha është rikthyer në skenë për herë të parë që kur një fans e goditi me telefon në fytyrë gjatë një koncerti.
Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila u godit në kokë të dielën, u shfaq dy ditë më vonë dhe videot kanë treguar si duke qeshur tregon për incidentin.
“Nuk mund ta marrë edhe një gërvishtje. A do të kemi një shfaqje të mirë sonte? Po do ta kemi. A do të ketë njerëz që do të na ndalojnë? Jo. Vetëm jo telefona në fytyrën time sonte ju lutem”, ka thënë Bebe Rexha.
Ndërkohë nga fundi i shfaqjes ajo sërish bën shaka: “Jemi gati, është gati fundi. Asnjë telefon në fytyrë, faleminderit Zotit”.