Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Arkeologët në Meksikë kanë zbuluar mbetjet e një qyteti të lashtë Mayan thellë në xhunglën e Gadishullit Jukatan, shkruan BBC.
Ekspertët kanë gjetur disa struktura piramidale më shumë se 15 metra të larta. Sipas informacioneve fillestare, qeramika e zbuluar duket se tregon se ajo ishte e banuar midis viteve 600 dhe 800 pas Krishtit, në periudhën e njohur si klasikja e vonë.
Arkeologët e quajtën vendin Ocomtun (emri Maya për një shtyllë guri).
Siç dihet, Mayat besohet se kanë qenë një nga qytetërimet e mëdha të Hemisferës Perëndimore, të njohur për tempujt e tyre piramidale dhe strukturat e mëdha prej guri në atë që tani është Meksika Jugore, Guatemala dhe Belize.
Këto mbetje të fundit u gjetën në një rezervë ekologjike në shtetin Campeche, një zonë me bimësi të dendur sa që është eksploruar pak.
Instituti Kombëtar i Historisë i Meksikës (INAH) ka thënë se zbulimi i tij ishte rezultat i punës në terren që synonte dokumentimin e arkeologjisë së ultësirës qendrore të Mayave, një zonë që përfshin tre mijë kilometra katrorë të xhunglës së pabanuar./koha/