Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pak ditë pas incidentit në koncertin e Bebe Rexhës në New York që i shkaktoi këngëtares lëndim në sy, edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Ava Max, ka pësuar lëndim nga nja fans i saj gjatë kohës sa ishte duke performuar.
Derisa ishte duke kënduar e vallëzuar, një adhurues arriti të depërtojë në skenë dhe t’i afrohet shumë afër këngëtares. Por, para se të rrëmbehet nga sigurimi, ai e goditi Avan në fytyrë.
Megjithëse në videon që po qarkullon në rrjete sociale ajo duket sikur nuk po reagon ndaj veprimit të keq të fansit, Ava pas koncertit ka treguar se është lënduar në sy.
“Ai më goditi aq shumë sa ma gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë kurrë më në një koncert timin. Megjithatë, falënderojë të gjithë adhuruesit në Los Angeles që ishin të jashtëzakonshëm sonte”, shkroi këngëtarja në një postim në Twitter.
Pak ditë më parë një adhurues e hodhi telefonin mobil në drejtim të pop këngëtares, Bebe Rexha, duke e goditur atë në kokë. Si pasojë, Bebe u desh ta qepte varrën dhe në fotografitë e postuara në Instagram, shihet që lëndimi është shumë afër syrit ku vazhdon të ketë mavijosje.