Kesha "pothuajse vdiq" pas një procedure rutinë të fertilitetit.
Gjatë një interviste, këngëtarja e këngës “Take It Off” foli për një frikë shëndetësore që përjetoi në fillim të këtij viti.
“Për pak sa nuk vdisja në janar”, tha Kesha, 36 vjeçe për revistën.
Këngëtarja ka shpjeguar se vitin e kaluar kishte bërë një procedurë për ngrirjen e vezëve. Disa javë më vonë, pas një shfaqjeje në Bahamas në natën e Vitit të Ri, ajo papritmas u bë shumë e dobët për të ecur.
Kesha tha se ajo u dërgua në një spital ku u zbulua se ajo kishte zhvilluar një komplikacion të rëndë që ishte shkaktuar nga procedura e fertilitetit.
Këngëtarja u transferua më pas në një spital në Miami ku qëndroi për nëntë ditë. "Më në fund ndihem e rikuperuar, por u deshën disa muaj," tha ajo. "Ishte e tmerrshme."
Kesha kishte vendosur të ngrinte vezët e saj pasi kishte një album të ri që do të publikohej në atë kohë dhe ajo donte më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë do të thoshte të kishe një fëmijë pa u ndjerë e nxituar apo e hutuar, sipas Self.
Në vitin 2022, Kesha u diagnostikua me një sëmundje autoimune CVID (imunodefiçencë variabile e zakonshme).