Bebe Rexha u përcoll nga skena të dielën mbrëma pasi u godit me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në Nju Jork.
Videoja e postuar në rrjetet sociale tregonte këngëtaren e hitit ‘I'm Good (Blu)’ duke mbajtur fytyrën dhe duke u rrëzuar në gjunjë në skenë pasi u godit nga një telefon i hedhur në drejtim të saj nga një pjesëtar i audiencës.
Ekipi i saj nxitoi nga krahët për ta ndihmuar dhe më pas ajo u përcoll nga skena ndërsa vazhdonte të shtrëngonte fytyrën.
" Një Show i shkatërruar nga një fans që i hodhi telefonin @BebeRexha, shpresojmë që ajo të jetë mirë pas kësaj," shkroi një fans në Twitter.
Bebe, 33 vjeç, po performonte në The Rooftop në Pier 17 në New York City si pjesë e turneut të saj Best F'n Night Of My Life.