Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ed Sheeran ka bërë histori teksa vazhdon të tërheqë qindra mijëra fansa gjatë “Mathematics Tour”.
Artisti fitues i “Grammy” bëri dy shfaqje në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey, më 10 dhe 11 qershor, me 173,390 njerëz në këtë vend.
Falë këtij numri masiv fansash, paratë e krijuara nga shitja e biletave vlerësohen të jenë mbi 16 milionë euro.
“Kam bërë shfaqjen time më të madhe ndonjëherë në ShBA sot dhe theva rekordin e biletave në MetLife”, shkroi Sheeran, 32 vjeç, në Instagram.
Në postimin e tij, këngëtari i “Perfect” theksoi më tej: “Unë me të vërtetë nuk e marr këtë si të mirëqenë, babai im më tha nëse mund t’ia dalësh në New York mund ta bësh kudo”.
“Ndihet si një ëndërr sot. Ju dua të gjithëve”, vazhdoi mes tjerash ylli botëror.
Sipas përfaqësuesve të MetLife Stadium, rekordi i pjesëmarrjes në një shfaqje mbahej më parë nga “U2” me 88,491 fansa në turneun e grupit në vitin 2011.