Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak javë që ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të fundit, “Praising You”.
Kënga e cila vjen si bashkëpunim me FatBoy Slim dhe është një ripërpunim modern i hitit klasik “Praise You”, është pritur shumë mirë nga publiku.
Ajo madje për ditë të tëra rezultoi si kënga më e lëshuar në radiot amerikane.
E mesa duket, “Praising You” ka gjetur simpatinë e njerëzve edhe në diskoteka dhe festa të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Madje sipas matësit të statistikave, MusicWeek’s Club Charts, ajo rezulton të jetë kënga më e lëshuar në klubet e natës në Britaninë e Madhe.
Kjo e dhënë është bërë e ditur nga postimet e vet fansave të këngëtares, të cilat më pas Rita i ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
“Uau, ‘Praising You’ është kënga më e lëshuar në klubet e natës në mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.
“Praising You” është kënga e dytë e albumit të saj të ri në ardhje, pas “You Only Love Me” e cila u publikua në janar të këtij viti.
Ndërkohë albumi i saj i ri “You and I” është bërë e ditur se do të publikohet i plotë më datën 24 korrik.