Sir Paul McCartney do të ribashkohet me të ndjerin John Lennon në "këngën e fundit të Beatles", e cila ka përfunduar duke përdorur AI.
Anëtari i mbijetuar i grupit legjendar rock'n'roll ka zbuluar se ata përdorën inteligjencën artificiale në një demo të vjetër për të nxjerrë vokalin e Lennon.
McCartney, tha për emisionin 'Sot' të BBC Radio 4: "Ne sapo e përfunduam atë dhe do të publikohet këtë vit". Legjenda e muzikës nuk e emëroi këngën, por sipas raportimeve, thuhet se emir i këngës është ''Now and Then''.
Lennon, i cili u vra në Nju Jork në vitin 1980 në moshën 40-vjeçare, shkroi këngën dhe ia dorëzoi McCartney-t në vitin 1994 në një kasetë të etiketuar "Për Paul".
Ai ishte konsideruar të publikohej si pjesë e projektit të grupit ''Anthology'', i cili përfshinte një dokumentar, një grup tre vëllimesh me albume të dyfishta dhe një libër mbi historinë e grupit.