Megaylli i repit shkoi në Twitter për të njoftuar datën e publikimit, por nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm, si përshembull titullin apo listën e këngëve.
Ajo thjesht shkroi në Twitter: “10/20/23 "Albumi."
Ky album është albumi i parë i Nicki-t në pesë vjetë. Muajin e kaluar, Nicki deklaroi se vazhdimi i "QUEEN" së 2018-ës do të jetë gjëja më e mirë për të dalë nga 2023.
Këtë vit, ylli ka publikuar këngët "Red Ruby da Sleeze" dhe "Princess Diana" me sensacionin viral Ice Spice.