Latto nuk është adhuruese e emrit të saj të lindjes.
Reperja e Big Energy u quajt ‘Alyssa Michelle Stephens’ nga nëna e saj, por mori emrin artistik Latto kur filloi të gjente sukses në karrierë në fillim të vitit 2021.
E pyetur për emrin e saj të vërtetë gjatë një interviste të fundit, Latto këmbënguli se nuk i shkonte kurrë emri Alyssa.
"Nuk më pëlqen vërtet emri im. Shpesh, e pyes mamanë time se çfarë dreqin po mendonte?"
"E kam gjithë këtë listë të gjatë se si do t'i vë emrin vajzës sime", buzëqeshi 24-vjeçarja, duke theksuar se mezi pret të martohet dhe të ketë një fëmijë.