Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Institutin Albanologjik të Kosovës të enjten u promovua përkthimi i librit “Zorba” i autorit Niko Kazantzakis. Ky i fundit, që është shkrimtar grek, u tha të jetë shumëfish i lexuar dhe se libri i tij i përkthyer në disa gjuhë të botës.
Promovimi i kësaj vepre u vlerësua si hap i mirë drejt lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Greqisë, raporton Klan Kosova.
Udhëheqësja e Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Heleni Vakali, tha se Greqia i kushton vëmendje të madhe raporteve kulturore sepse sipas saj, vetëm kështu dy popuj do ta njohin më mirë njëri-tjetrin.
“Zorba” u tha se përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore.