Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Uji në rajonin e Mitrovicës është plotësisht i pijshëm. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori teknik i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë, Kadri Istrefi.
Ai ka thënë se kjo konfirmohet edhe në bazë të analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, andaj sipas tij nuk ka vend për shqetësim te qytetarët.
Gjatë ditës, disa mediume lokale kanë raportuar se uji në këtë qytet, duke përfshirë edhe pjesën veriore, nuk është i pijshëm, për çka edhe është ngjallur panik te qytetarët.