Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas gjatë të mërkurës u zhvilluan tri takimet e para.
Albi Mall Superliga e Kosovës po hyn në një fazë të nxehtë dhe tashmë ka fundi çdo pikë është shumë e vlefshme.
Kështu është edhe në dy ndeshjet e ditës së sotme, ku dy ekipet luftojnë për titullin kampion, ndërsa dy ekipet tjera duan me çdo kusht Evropën.
Takimi i parë është ai në mes të kampionit aktual, Ballkanit dhe klubit më të trofeshëm nga Kosova, Prishtinës, takim i cili do të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” në Suharekë.
Kampioni në fuqi e do fitoren me çdo kusht pasi synon të rrëmbejë pozitën e parë dhe mos ta lëshojnë deri në fund për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Prishtina do rezultat pozitiv për të mos e lëshuar pozitën e katërt që i dërgon në garat evropiane.
Në ndeshjen tjetër, lideri aktual i këtij sezoni, Drita luan ndaj skuadrës së papërshtatshme Llapit, në takimin e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjilanasit duan fitore për të mos e lëshuar pozitën e parë kur do të mbesin edhe katër xhiro deri në fund, ndërsa Llapi synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë një fitore e cila do t’i ngrit në pozitën e katërt, e cila mund ta dërgoj në Evropë.
Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00.