Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kitaristi i kamotshëm i grupit “ABBA”, Lasse Wellander, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.
Wellander ishte pjesë e shumicës prej këngëve më të njohura të bendit ikonik, bëri turne me ta për shumë vjet dhe ndihmoi në krijimin e hitit botëror, “Mamma Mia!”.
Muzikanti vdiq të premten, pak kohë pasi u diagnostikua me kancer. Kështu bëri të ditur familja e tij përmes një komunikate për media.
“Me pikëllim të madh po ju lajmërojmë se i dashuri ynë Lasse ka vdekur. Së fundmi ai u prek nga sëmundja e kancerit dhe si pasojë vdiq i rrethuar nga më të dashurit e tij”.
Tutje ai u kujtua si muzikant i mahnitshëm dhe modest.
Edhe anëtarët e tjerë të grupit “ABBA” e ndanë një mesazh emocional në rrjetet sociale, përmes së cilit e kujtuan dhe nderuan kolegun dhe mikun e tyre.
“Lasse ishte një mik i dashur, një person qesharak dhe një kitarist i jashtëzakonshëm. Rëndësia e kontributit të tij kreativ në studio incizuese është e madhe, njësoj sikurse puna dhe talenti i tij në kitarë. Ne e vajtojmë vdekjen e tij tragjike dhe të parakohshme dhe kujtojmë fjalët e mira, sensin e humorit, fytyrën e buzëqeshur, shkëlqimin muzikor të njeriut që luajti një rol kaq të pandashëm në historinë e grupit ‘ABBA’. Do të na mungojë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë atë”.