Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Klasifikimi i mbeturinave domosdoshmëri – ekspertët e mjedisit thonë se Kosova ka ngecje në këtë fushë

Vendi  |  30.03.2023 Ora 8:22   

Sasia e mbeturinave për kokë banori në Kosovë vlerësohet të jetë e lartë, ndërsa klasifikimi i tyre shihet si një mekanizëm drejt përmirësimit të menaxhimit të tyre.

Ndonëse është iniciuar para shumë vitesh, Kosova ende nuk ka bazë për klasifikimin e mbeturinave.

Drejtoresha e “EcoZ”, organizatë e cila merret me mbrojtjen e mjedisit, Egzona Shala tha se fillimisht duhet harmonizuar legjislacioni me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian, “të cilat ndryshojnë me ritëm të shpejtë që Kosova nuk ka arritur t’i ndjekë”.

“Pastaj implementohet zinxhiri i grumbullimit ku fuqizohen bizneset/kompanitë që merren me riciklimin dhe vetëdijesohen qytetarët për këtë proces”, deklaroi Shala.

Sipas saj, Kosova ka ngecje të mëdha në këtë fushë pasi nuk e ka vullnetin e duhur e as buxhetimin adekuat.

“Nuk është proces i cili varet nga donatorët (gjë që aktualisht është duke ndodhur), por është proces ku Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duhet të planifikojë dhe të ndaj buxhetin adekuat për zhvillimin e procesit në bashkëpunim edhe me komunat, bizneset dhe organizatat joqeveritare të arrijë në reduktimin e mbeturinave në vend”.

Shala vlerësoi se klasifikimi i mbeturinave është i domosdoshëm pasi siç tha, pajisjet elektronike dhe e-mbeturinat (pajisjet elektronike të cilat pas përdorimit hedhën) kërkojnë trajtim special sepse përmbajnë substancat toksike, të njohura si ndotës të rrezikshëm për shëndetin dhe mjedisin.

“Nëse ato përdoren ose shkatërrohen në mënyrë të gabuar, mund të shkaktojnë dëme të mëdha për mjedisin dhe njerëzit. Për shembull, substancat si plumbi, kadmiumi, merkuri, dhe reaktorët e ndryshëm me përmbajtje të metaleve të rënda mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor dhe fizik, si kancerin dhe dëmtimet e sistemit nervor”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e “EcoZ” tutje tha se pajisjet elektronike dhe e-mbeturinat kur përdoren në mënyrë të gabuar, mund të shkaktojnë ndotje të tokës dhe ujit, si dhe mund të lënë pas toksina që mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve e kafshëve.

“Kur ato shpenzohen në mënyrë të gabuar, ose vendosen në një vend për ta zvogëluar hapësirën që e zënë, ato mund të rrezikojnë jetën e kafshëve dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha për ambientin”, deklaroi Shala, duke shtuar se ato gjithashtu mund të pengojnë proceset ricikluese sepse “shpesh nuk ndahen saktësisht në kategori të ndryshme, duke i bërë më të vështirë riciklimin e tyre”.

Ajo tutje tregoi edhe se si mund të minimizohet ndikimi i këtyre pajisjeve dhe mbeturinave si dhe foli për rolin e qytetarëve në këtë aspekt.

“Ndikimet e pajisjeve elektronike dhe të e-mbeturinave mund të minimizohen duke i trajtuar ato në mënyrë të duhur. Kjo përfshin mbledhjen dhe riciklimin e tyre nga organizata dhe agjenci/biznese të specializuara, duke i shmangur trajtimet e gabuara si heqjen e komponentëve në mënyrë të pasigurt dhe zbarkimin e tyre në ujëra dhe tokë”.

“Roli i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt, ata mund të ndihmojnë duke mbledhur pajisjet elektronike dhe mbeturinat dhe duke i dorëzuar ato në organizata të specializuara për trajtimin dhe riciklimin e tyre”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing