Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ngjarjet e datës 28 mars 2023.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19 në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me Thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës. (ora 9:30)
Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e këtij sporti si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla “Qamil Batalli” në Prishtinë, ora 12:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me punën e deritanishme tÑ‘ Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, si dhe aktivitet dhe sfidat e këtij komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00).