Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK-ja anulon disa vërtetime tatimore të nxjerra online

Vendi  |  27.03.2023 Ora 10:16   

Administrata Tatimore e Kosovës ka anuluar disa vërtetime tatimore të nxjerra online.
 

Përmes një komunikate për media ATK-ja ka njoftuar të gjithë personat si tatimpagues dhe personat tjerë që mund të jenë institucione se bazuar në nenin 23, paragrafin 1 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat ka anuluar Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga Sistemi Elektronik i ATK-së dhe ueb-faqja e ATK-së, gjegjësisht Vërtetimet Tatimore të gjeneruara nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023.
 

“Arsyeja e anulimit të këtyre Vërtetimeve Tatimore, që gjithsej janë 833 është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikojë borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023. Si pasoj janë gjeneruar Vërtetime Tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pa shlyera në ATK”, thuhet në njoftim.

 

ATK-ja kërkon nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK-ja nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri nga Sistemi Elektronik i ATK-së apo ueb-faqja e ATK-së, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing