Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të enjten mbrëma në Prishtinë u shfaq premiera e operës “ Flauti magjik” e kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart dhe me libretë të Emanuel Schikander-it.
Vënia në skenë e kësaj opere u bë në bashkëpunim me produksionin artistik “ Dragoi Blu” nga Tirana, me pjesëmarrjen e disa artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e të Ansamblit Popullor të Shqipërisë; të solistëve të rinj, studentë nga Universiteti i Arteve të Tiranës, nën dirigjimin e Dritan Lumshi dhe regjisore Ada Gurra.
Vepra “ Fyelli Magjik “ është “Zingshpil”, që nënkupton formë popullore të dramës muzikore me këndim dhe dialogë, që u dha për herë të parë premierë në vitin 1791 në Vienë.
Vepra është e mbushur me mistere, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore, dinamikë shumë të fortë teatrale.
Në rolet kryesore ishin: Papageno - Erion Sheri; Pamina - Kejsi Haxhija; Tamino - Matias Xheli; Sarastro - Bledar Domi; Mbretëresha e natës -Greis Shametaj; Tre zonjat Gesarda Sulollari, Nikolina Male, Franceska Pjetri; në rolet tjera : Elvis Kalem, Viola Bakiasi, Rovena Xhelili , Fllada Joca, Iris Sula.
Kjo operë cilësohet si opera e parë nacionale gjermane, ndonëse, në fakt, nuk është, por për shkak të populluaritetit mori një epitet të tillë.
Muzika shpesh herë tingëllon afër me muzikën popullore gjermane të Austrisë, përmbajtja e saj fantastike, joreale dhe ngapak konfuze. Në këtë operë në mënyrë simbolike paraqiten nata dita, e errëtat e dritës, e mira e të ligës pastaj sprovimi dhe flijimi për të vërtetën, e cila në fund ngadhnjen.
Të keqen e simbolizon në fillim roli i mbretëreshës së natës, e nëntokës, ndërsa arsyen e dashurisë e sjell roli i Tamino, i ndihmuar nga Sarastra, e bija e mbretëreshës së natës, kurse roli i Papagenos personifikon të drejtën, thjeshtësinë.
Studiues të muzikës thonë se operat e kësaj gjinie të shkruara nga Mozart, japin porosi të larta njerëzore, duke vënë në luftë shtresat e dalluara sociale dhe paralajmëronin romantizmin që po lindte në kohën e Revolucionit borgjez francez./rtk/