Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim të hënën boksierin Robin Krasniqi, të cilit ia ka dhuruar "Hyjneshën në Fron".
Rama ka thënë se ashtu sikurse ky simbol, edhe Krasniqi ka treguar qëndrueshmëri dhe forcë.
Ai më tej ka falënderuar Krasniqin për përfaqësimin e vendit në hartat botërore.
“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja. Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron - simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju”, ka shkruar ai.