Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tetë vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

Sport  |  13.03.2023 Ora 7:51   

Më 13 mars 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s. Dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës.

Vitet e tëra të punës, takimet e shumta, email-et dhe shkresat e panumërta dhe mbi të gjitha mundi i lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportivë dhe krerëve të FBK-së u kurorëzua me pranim dhe FBK-ja nuk humbi kohë.

Pas takimeve në Stamboll më 2014, Federata e Basketbollit e Kosovës vendosi të punojë drejt aplikacionit për anëtarësim.

Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm i FBK-së, Erolld Belegu, dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015.

Përgjigja erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

Pranimi në FIBA i mundësoi Kosovës përfaqësim ndërkombëtar pas një çerekshekulli izolim dhe hap mundësi të zhvillimit të basketbollit që Kosova nuk i ka pasur asnjëhe

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing