Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri takimet interesante në kuadër të javës së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës do ta zhvilloj xhiron e rregullt në mesjavë, ku në orar janë tri ndeshje për t’u zhvilluar sot dhe dy tjera nesër (e enjte).
Të tri ndeshjet kanë domethënie të mëdha për klubet që luajnë sot, pasi pikët janë shumë të vlefshme për t’i ikur pozitave të fundit dhe të vendosen në mesin e tabelës.
Drenica e cila mori fitoren e parë në pranverë në javën e fundit, e pret Trepçën ’89 në ndeshjen që do të zhvillohet në “Bajram Aliu” të Skenderajt.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj është nikoqir i Llapit, i cili ka dy humbje radhazi dhe dëshiron fitore për mos t’u larguar nga pozitat që mund ta dërgojnë në garat evropiane.
Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva e pret Dukagjinin.
Të gjitha ndeshjet janë në orar për të filluar nga ora 13:00.