Kombëtarja e Kosovës në futsall sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.
Dardanët e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje. Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin Dardanët.