Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Danimarka me fanella "protestuese" ndaj Katarit për mënyrën e organizimit të Kupës së Botës

Sport  |  29.09.2022 Ora 12:58   
Prodhuesi i fanelave të ekipit të Danimarkës, Hummel, ka zbuluar se në këto fanella, të cilat do t’i bartin lojëtarët e kësaj kombëtareje gjatë Kupës së Botës në Katar, do të ketë të vendosur një shiritë një ngjyrëshe në njërën anë, si pjesë e shprehjes së protestës publike ndaj vendit pritës.

Katari është përballur me kritika të ashpra nga grupet e të drejtave të njeriut për trajtimin e punëtorëve migrantë në përgatitjen e turneut, me 'mijëra' që dyshohet se janë plagosur ose vrarë gjatë ndërtimit të infrastrukturës.
Kompania daneze e veshjeve sportive Hummelsport tha se donte të 'dërgonte një mesazh dueli' kur zbuloi fanellat e Danimarkës për Katar 2022 në mediat sociale.

Kompleti i ri i kuq është frymëzuar nga suksesi i tyre në Euro 92, kur Danimarka fitoi titullin e tyre të vetëm madhor, por me logon dhe detajet mezi të dukshme.

Një dizajn krejt i zi, për të cilin Hummel tha se nënkupton 'ngjyrën e zisë', do të jetë kompleti i tyre i tretë në Katar.
Hummelsport tha në Instagram: “Me fanellat e reja të kombëtares daneze, ne donim të dërgonim një mesazh të dyfishtë.

“Ne nuk dëshirojmë të jemi të dukshëm gjatë një turneu që u ka kushtuar jetën mijëra njerëzve. Ne mbështesim ekipin kombëtar danez gjatë gjithë rrugës, por kjo nuk është njësoj si të mbështesim Katarin si një vend pritës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing