Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Instagram bën “spastrim” masiv të profileve, miliona ndjekës zhduken brenda orësh

Teknologji  |  14.05.2026 Ora 8:10   

Instagram ka nisur një proces të gjerë pastrimi të llogarive, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të numrit të ndjekësve në shumë profile të njohura në mbarë botën.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, platforma po heq profile të rreme, bot-e dhe llogari joaktive, si pjesë e politikave për rritjen e autenticitetit në rrjet.

Ky proces ka prekur edhe emra të njohur të showbiz-it dhe sportit, përfshirë Kylie Jenner, Cristiano Ronaldo, Taylor Swift dhe anëtare të BLACKPINK, të cilët kanë humbur miliona ndjekës brenda një kohe të shkurtër.

Në rrjete sociale, përdorues të shumtë raportuan ulje të menjëhershme të followers edhe në profile personale dhe biznese, duke e quajtur një “pastrim global” të platformës.

Nga kompania Meta është bërë e ditur se bëhet fjalë për një proces rutinë të largimit të llogarive joaktive dhe atyre që shkelin rregullat e platformës.

Ekspertët e rrjeteve sociale thonë se kjo lëvizje mund të ndikojë te influencerët dhe bizneset që mbështeten në ndjekës të rremë për rritje artificiale të audiencës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing