Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Netflix ka shpenzimet më të larta për vitin 2018 krahasuar me cdo studio tjetër filmash

Film  |  06.07.2018 Ora 13:59   
Netflix ka bërë të ditur se ka shpenzuar mes 12 dhe 13 miliardë dollar në vitin 2018, e kjo tregon se shpenzimet e Netflix janë më të larta se cdo studio tjetër filmike. Gjiganti I transmetimit kështu ka bërë caktimin e titujve të rinj cdo muaj, ka prodhuar filma të rinj, show të ndryshëm, të cilët janë në produksion apo shumë shpejt do të transmetohen.

Kur Netflix u prezantua fillimisht në vitin 1997 ishte vetëm një kompani biznesi që bënte shitjen dhe lëshimin me qera të DVD-ve, të cilat u dërgoheshin klientave përmes postës. Që prej asaj kohe tani Netflix është bërë një shërbim gjigant I transmetimit dhe industrisë së filmit dhe televizionit.

Ted Sarandos është shefi I Netflix, I cili iu bashkua kompanisë në fillimet e tij, dhe ai bëri lëvizjen e rezikshme duke blerë “House Of Cards” për 100 milionë dollar. Këtë lëvizje të tij shumë e quajtën humbje, meqë asnjëherë Netflix nuk u shikua si një konkurent serioz.

Një tjetër fakt është se Netflix këtë vit do tu dhurojë abonuesve të tij 82 filma artistik, për dallim nga shtëpia prodhuese Warner Brothers që ishte më e madhja në Hollywood, për një vit do të arrijë të lansojë vetëm 23 filma./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing