Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ngjarjet e datës 26 prill 2024

Vendi  |  26.04.2024 Ora 9:32   
Mbahet seancë gjyqësore në lidhje me rastin e lejes ndërtimore të kontestuar nga organizata “Avonet” dhe banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj. (Gjykata Themelore, Prishtinë, në ora 09:00).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë organizon Konferencën STEMinists’24, e cila mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare të UP-së në ora 10:00).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. (Kuvendi i Kosovës, në ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, së bashku me Ministrinë  e Kulturës, organizojnë konferencën vjetore për shënimin e Ditëve të Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, në ora 10:00).

Mbahet konferenca vjetore për shënimin e Ditëve të  Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, organizuar nga Ministria e Industrisë, në bashkëpunim me Ministrinë  e Kulturës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, në ora 10:00 -13:15).
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton planin e punës së komisionit. (Kuvendi i Kosovës, në ora 10:00).

Organizohet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, në ora 10:00).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, në ora 10:00).

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031’ për periudhën 2023. (Zyrat e PIPS, rr. “Rexhep Luci”, në ora 10:30).

Ministria e Ekonomisë  organizon aktivitetin “Shkolla e 100-të” të lidhjes së 100 shkollave me internet me shpejtësi të lartë e me mbulueshmëri të rrjetit në të gjithë objektin e shkollës. Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu. (Shkolla Profesionale, Shtime, në ora 10:45).

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (IAP, rr. “Migjeni”, Prishtinë, në ora 11:00).

Nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani, zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET. (Klinika e Mjekësisë Bërthamore, QKUK, në ora 12:30).

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Rini. (Kuvendi i Kosovës,  në ora 12:30).)

Bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, , në ora 13:30).
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing