Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Julia Roberts në "Homecoming"

Film  |  02.07.2018 Ora 12:32   
Nuk është se mund të shohim cdo ditë foto apo të lexojmë cdo ditë lajme për aktoren Julia Roberts, meqë tashmë ajo ka një bagazh shumë të rëndë sa i përket karrierës, kështu që ajo nuk  vendos të paraqitet në cdo film që i kërkohet.

Tani bëhet e ditur se Julia Roberts do të jetë e pranishme në dramën e re që vjen nga Amazon me titull "Homecoming". Seria është një triller psikologjik, ku rolin kryesor e ka aktorja Roberts, ndërsa regjinë do ta bëjë Sam Esmail.

Aktorja luan rolin e Heidi Bergman, një punonjëse në një qendër ku ndihmohen ushtarët që rikthehen në jetën civile. Bëhet e ditur se Amazon ka menduar që kjo seri të fillojë të shfaqet gjatë vjeshtës, por që ende nuk dihet saktë data e lansimit./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing