Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF ka konfirmuar zhvillimin e miqësores Shqipëri – Kosovë, shkruan Radio Plus
FSHF ka bërë të ditur se ndeshja miqësore Shqipëri – Kosovë, do të luhet më 29 maj në Zyrih të Zvicrës, duke filluar prej orës 20:00.
Tutje më 3 qershor, kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër Ukrainës.
Në vjeshtën e këtij viti, Shqipëria do të debutojë në aktivitetin më të ri të UEFA-s, të quajtur Liga e Kombeve. /radioplus/