Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ronaldo: Nuk jam në garë me Messin!

Sport  |  30.11.2021 Ora 11:43   
Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur komenteve të bëra nga organizatori i Topit të Artë, Pascal Ferre, duke thënë se kryeredaktori i France Football "gënjente" për rivalitetin e tij me Lionel Messin.

Ferre i tha New York Times të premten se ambicia e vetme e sulmuesit të Manchester United, Ronaldo ishte të tërhiqej me më shumë çmime për lojtarin më të mirë në botë sesa Messi.

Argjentinasi Messi, i cili iu bashkua Paris St Germain në një transferim të lirë nga Barcelona gjatë sezonit të ngushtë, mundi sulmuesin e Bayern Munichut Robert Lewandowski dhe mesfushorin e Chelsea, Jorginho për të fituar një çmim rekord të shtatë të Topit të Artë.

“Pascal Ferre gënjeu, ai përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar botimin për të cilin punon”, tha Ronaldo, i cili e ka fituar çmimin pesë here.

 “Është e papranueshme që personi përgjegjës për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, në mungesë respekti absolut për dikë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe Topin e Artë”.

France Football nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment mbi postimin e Ronaldos.
"Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe për ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër dikujt", shtoi sulmuesi portugez.
“Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing