Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ekipi ligjor i Elon Musk kërcënon me padi producentët e dokumentarit

Të Tjera  |  11.09.2026 Ora 16:37   

 

Ekipi ligjor i Elon Musk ka kërcënuar me padi producentët e dokumentarit “Musk”, duke i akuzuar se nuk kanë verifikuar siç duhet faktet gjatë realizimit të filmit. Avokati Alex Spiro, në një letër të datës 3 shtator, kritikoi regjisorin Alex Gibney, duke pretenduar se dokumentari është bazuar në përfundime të paracaktuara dhe jo në një kërkim të paanshëm.

Në mënyrë të veçantë, Spiro kundërshtoi pretendimin se satelitët Starlink të Musk janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024. Dokumentari pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u prit me duartrokitje dhe vlerësime, ndërsa trajton aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës së Musk, nga fëmijëria e tij deri te jeta familjare dhe 14 fëmijët e tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing