Një nënë e re, ka ndarë me publikun eksperiencën e saj prej vitesh duke ecur këmbëzbathur në rrugë dhe shtëpi. Në përshkrimin e saj, shoqëruar me dëshmi nga ecja këmbëzbathur ajo ka thënë se dëshiron ta përjetoj botën përmes këmbëve, duke i quajtur këpucët si “burgjet e këmbëve”.
Ajo shpjegoi se mosmbajtja e këpucëve i ka shëruar “dhimbjet e forta të këmbës” dhe kështu ajo ndihet më e zgjuar dhe e gjallë.
Megjithë vendosshmërinë për të vazhduar këtë formë ecjeje, ajo ka thënë se ka marrë kritika dhe komente të shumta negative, por ajo ka thënë se këto vetëm sa e kanë bindur që ajo të vazhdojë me këtë stil.