Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Halloween Kills” të premten premierë në 3.700 kinema në Amerikën e Veriut

Film  |  14.10.2021 Ora 10:38   
"Halloween Kills", vazhdimi i horronit me Jamie Lee Curtis, duhet të ngjitet në krye të box Office kur të fillojë të shfaqet në gjithsejt 3.700 kinema në Amerikën e Veriut të premten.

Nga Universal Pictures dhe Blumhouse Productions, pjesa e fundit e "Halloween" parashikohet të gjenerojë 35 deri në 40 milion dollarë në tre ditët e para të lansimit.

Kjo do të ishte shumë më pak se paraardhësi i tij, "Halloween" i vitit 2018, që  në debutimin e tij të madh arriti të grumbullojë 77 milion dollarë.

Filmi pasues, megjithatë nuk pritet të përsërisë ato rezultate sepse "Halloween Kills" do të shfaqet premierë në Peacock, shërbimi transmetues në pronësi të NBCUniversal, në të njëjtën ditë me shfaqjen e tij në kinema dhe kjo mund të jetë arsyeja e frenimit të shitjes së biletave.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing