Kevin Hart ka arritur një marrëveshje të re me Netflix-in për realizimin e katër filmave.
Ylli i “Ride Along”, dhe partnerët e tij të “HartBeat Productions” do të zhvillojnë katër projekte online në një marrëveshje të ngjashme si me Adam Sandler disa vjet më parë.
"Partneriteti me Netflix është një mundësi e mrekullueshme për HartBeat dhe veten time. Jam i lumtur për të prodhuar filma me Netflix-in", tha Hart.
Aktori ka shtuar se ekipi i tij “HartBeat”, vazhdon të tejkalojë pritjet e tij me aftësinë e tyre për të zhvilluar histori.
“Qëllimi ynë është që ta bëjmë emrin HartBeat sinonim të argëtimit dhe tregimeve të klasit të parë”, ka shtuar ai.