Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shpresë për mbijetesën e Pangolinëve pas masave të marra për mbrojtjen e tyre nga shteti Kinez

Të Tjera  |  10.06.2020 Ora 9:50   
Kina ka hequr pangolinat nga lista e saj zyrtare të cilët ishin përdorur në një masë të madhe për  trajtime mjekësore tradicionale kineze, ka njoftuar gazeta Kineze “Health Times”
 
Masat e marra nga  Kina ngritën  statusin për mbrotjen  kafshëve në nivelin më të lartë javën e kaluar.
 
Gjitarët me luspa ishin poashtu në prag të zhdukjes nga gjuetia e paligjshme të cilët ishin përdorur edhe për ushqim në këtë vend.
 
Persona që merren me mbrojtjen e kafshëve si  Paul Thomson nga organizata  “Save Pangolins” deklaroi që ky është një moment i madh për pangolinet.
 
"Përpjekja e Kinës për të larguar pangolinët nga shfytëzim i tyre për përpunimin e ilaçeve tradicionale mund të jetë ndërruesi i lojës që ne kemi pritur," tha ai.
 
"Shpresojmë se lëvizja tjetër e Kinës do të jetë zbatimi i rregulloreve dhe puna për të ndryshuar sjelljen e konsumatorit."
 
Gjithashtu  Katheryn Wise, nga Organizata “World Protection Animal”, tha që vendimi i fundit i shtetit Kinez për të avancuar mbrojtjen e kësaj specie  ishte "një lajm i shkëlqyeshëm"
 
Ajo bëri thirrje që të përfshihen të  gjitha llojet kafshëve të egra, "të cilat, si pangolinet, kapen dhe vendosen në kafaze të ngushta duke krijuar një vatër vdekjeprurëse të sëmundjeve".
 
Pangolinat janë të mbuluara me luspa të përbëra nga keratina, material i njëjtë me thonjtë dhe flokët, dhe zakonisht shitet në tregun e zi për qëllime mjekësore, këto ju shërbejn p[angolinëve për t'i mbrojtur ata nga grabitqarët. Luspat janë shumë të lakmuara nga praktikuesit e mjekësisë tradicionale kineze, ndërsa mishi i pangolinës është parë si një ushqim delikatesë.
 
Kina ndaloi konsumin e kafshëve të egra të gjalla për ushqim në vazhdën e shpërthimit të koronavirusit, por ka përjashtime të caktuara, siç është përdorimi i tyre për barna ose lesh.
 
Pangolinat janë në qendër të vëmendjes pasi janë gjetur se mbajnë lloje të koronavirusëve të ngjashëm me Covid-19. Shkencëtarët po hetojnë nëse pangolina e trafikuar mund të ketë luajtur një rol në bartjen e virusit nga kafshët tek njerëzit, por provat ende nuk janë të qarta. RadioPlus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing