Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Regjisori Curry Barker publikon filmin e ri horror “Mama Bear” në YouTube, pak para Halloween-it

Film  |  30.10.2026 Ora 8:27   

Regjisori Curry Barker është rikthyer në YouTube me një projekt të ri horror. Filmi i shkurtër “Mama Bear”, i publikuar të enjten në kanalin “That’s a Bad Idea”, vjen vetëm pak ditë para Halloween-it.

Filmi zgjat pesë minuta dhe është shkruar, drejtuar dhe montuar nga Barker, i njohur për filmin horror “Obsession”.

Historia ndjek Floyd-in, një të ri të cilit gjumi i ndërpritet nga disa telefonata shqetësuese. Situata përkeqësohet kur ai zbulon se nuk është i vetmi version i vetvetes. Në kastin e filmit janë edhe Katie Sarife, Ericka Kreuz dhe Joshua Snyder.

“Mama Bear” rikthen Barker-in te formati i filmave të shkurtër në YouTube, aty ku nisi të ndërtonte karrierën e tij si regjisor, përpara suksesit në kinematë botërore.

Filmi i tij “Obsession”, i publikuar më 15 maj, është realizuar me një buxhet prej rreth 750 mijë dollarësh dhe ka arkëtuar mbi 500 milionë dollarë në mbarë botën.

Ndërkohë, projekti i ardhshëm i Barker-it, “Anything But Ghosts”, pritet të shfaqet në kinema më 7 maj 2027.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing