Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Juventusi i bashkohet garës për Kumbulla-n

Sport  |  01.06.2020 Ora 15:10   
Juventusi është bashkuar në garën për mbrojtësin e Hellas Verona të vlerësuar me 30 milion euro, Marash Kumbulla, sipas La Repubblica.

20 vjeçari reprezentues i Shqipërisë është tashmë një temë e nxehtë në tregun e transferimeve për verë, pas sezonit të tij të parë në Serie A.

Napoli, Lazio dhe Fiorentina ishin pretendentët italianë, ndërsa Manchester United, Tottenham Hotspur, Everton, Chelsea, PSG, Lyon, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt ishin të gjithë të lidhur me të.

Tani gazeta La Repubblica sugjeron se Juventusi është bashkuar gjithashtu në garën për Kumbulla-n, megjithëse ai nuk do të kishte aq shumë kohë për të luajtur si diku tjetër.

Ai ka qenë i rregullt për Veronën këtë sezon, madje ka shënuar një gol në 18 paraqitjet e tij në Serie A./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing