Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Eurovisionin e vitit 2027 pritet të marrin pjesë 36 shtete, ndërsa festivali do të mbahet në qytetin bullgar Burgas. Një nga risitë kryesore është debutimi i Kanadasë, pasi transmetuesi publik kanadez CBC/Radio-Canada u bë anëtar i plotë i Unionit Evropian të Transmetuesve. Gjithashtu, Maqedonia e Veriut do të rikthehet në garë pas katër vitesh mungesë. Shqipëria është ndër shtetet e konfirmuara për pjesëmarrje. Dy gjysmëfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja më 15 maj 2027. Nga 31 shtetet që do të garojnë në gjysmëfinale, nga dhjetë këngë prej secilës do të kualifikohen për finalen, ku do t’u bashkohen pesë shtetet me pjesëmarrje të garantuar: Bullgaria si vend organizator, si dhe Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë, Spanja dhe Sllovenia ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Shitja e biletave pritet të nisë në fillim të vitit 2027.