Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dani Carvajal është zyrtarisht futbollist i Getafes, pasi klubi spanjoll konfirmoi nënshkrimin e tij me kontratë deri më 30 qershor 2027. Ish-kapiteni i Real Madridit sjell përvojë të madhe në skuadrën e re, pasi zhvilloi 451 ndeshje me madrilenët, shënoi 14 gola dhe regjistroi 66 asistime. Gjatë karrierës me Realin, ai fitoi 27 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Ligës. Transferimi ishte penguar përkohësisht nga çështje kontraktuale, pasi oferta fillestare prej 400 mijë eurosh konsiderohej shumë e ulët, duke pasur parasysh se deri vonë ai fitonte rreth 10 milionë euro në vit te Real Madridi. Pas zgjidhjes së problemeve, mbrojtësi spanjoll nis një kapitull të ri në karrierën e tij.