Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lionel Messi ka përcjellë një mesazh emocional para ndeshjes së tij të fundit me Argjentinën, duke thënë se po largohet me zemër të qetë, pasi ka dhënë gjithçka për fanellën e kombëtares. Tetë herë fituesi i Topit të Artë pritet të luajë ndeshjen e fundit ndaj Beninit, ndërsa në mesazhin e tij falënderoi tifozët argjentinas për dashurinë dhe mbështetjen ndër vite. Messi ka zhvilluar mbi 207 paraqitje me Argjentinën, duke shënuar 125 gola dhe duke dhënë 68 asistime, ndërsa me kombëtaren ka fituar dy Kupa të Amerikës dhe, mbi të gjitha, Kupën e Botës në vitin 2022.